Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar disa institucione në Kosovë për mosrespektim të simboleve dhe ligjeve themelore të shtetit. Ai theksoi se janë ”dy parti” që nuk kanë treguar respekt as për himnin, as për Kushtetutën dhe as për shtetin e Kosovës.
“Ka institucione në Kosovë që nuk kanë treguar respekt as për himnin, as për Kushtetutën, as për shtetin e Kosovës. Dy parti politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, janë ndër ato që nuk kanë treguar respekt për këto,” tha Canaj.


