Lajme

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

07/07/2026 22:07
nga:Y I

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë qytetarëve.

Canaj tha se problemi kryesor i partive opozitare është mungesa e angazhimit për ndryshim, duke shtuar se ato janë të fokusuara vetëm në ruajtjen e pozitave që kanë.

“Opozita s’ka kaqik, as dije sa për të ndërtuar një kauzë duhet dije. Nuk kanë ndonjë hall tjetër. Problemi i vetëm është se duan të kënaqen me ato pozita që i kanë dhe nuk i lëshojnë”, deklaroi Canaj.

Sipas tij, opozita nuk ka arritur të ofrojë një projekt të qartë politik që do të mund të sfidonte pushtetin dhe të fitonte besimin e qytetarëve.