Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” ka thënë se fondi për Listën Sërbska është votuar prej LVV-së, teksa shtoi se kjo është lojë.
Sipas Canajt kjo nga LVV është lojë për fushatë zgjedhore.
“Me pas pasë seriozisht LVV-ja apo qeveria e deri tanishme e kishin shpall të jashtëligjshme sikurse i shpallën disa organizata. Po të mos ta kishin për fushatë zgjedhore, këta nuk do të votonin hiq për t’i dhënë Listës Sërbska 300 mijë euro, fondi për Listën Sërbska është votu prej LVV-së , çka po i bie kjo a nuk është lojë a. Apsulitisht është lojë, është fushatë zgjedhore njejt sikur urat, sikur përdorimi i emrave të Listës Sërbska, si është e mundur që disa nëkryetar i votuan në paketë e disa u dashtë të ndahen”, tha Canaj.


