Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër mënyrën e komunikimit të LDK-së, duke e cilësuar atë si të ngjashme me stilin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e zyrtarëve të saj në deklarime publike.
“Kjo formë e komunikimit dhe e gjuhës është kopje e Vetëvendosjes. Nuk e besoj që Besianë Mustafa e ka thënë këtë pa lejen e Lumir Abdixhikut, për shkak se Abdixhiku është në atë fazë duke u bërë një kopje e keqe e Albin Kurtit. Nuk është se nuk ka qenë edhe më herët, por tani kjo është në kulm.”


