Lajme

Cameron për ndihmat në Gaza: Fjalët e Izraelit duhet të kthehen në vepra

04/09/2024 22:30
nga:Sh R

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron duke folur për ndihmat në Gaza ka thënë se fjalët e Izraelit duhet të kthehen në vepra.

Ai përmes një postimi në “X” ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të luajë rolin e saj për ndihmat në Gaza.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të luajë rolin e saj në marrjen e furnizimeve në Gaza nga toka, ajri dhe deti, por ne vazhdojmë ta shtyjmë Izraelin sa më shumë që të mundemi për të marrë më shumë ndihmë përtej kufirit. Fjalët e tyre duhet të kthehen në vepra”, ka shkruar ai.