Sipas raportimeve, mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga, ka të ngjarë të rikthehet kundër Sevillas këtë fundjavë.
Reprezentuesi francez ka qenë jashtë fushave që kur pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fitoren kundër Athletic Bilbaos, duke humbur ndeshjet kundër Celta Vigos, Manchester Cityt dhe Alaves.
Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për t’u përballur me Talaverën në Kupën e Mbretit nesër, por Madridi shpreson ta rikuperojë plotësisht atë për ndeshjen kundër Sevillas.
23-vjeçari tashmë ka humbur një sërë ndeshjesh në fillim të sezonit për shkak të një problemi me kyçin e këmbës.
Trajneri Xabi Alonso e vlerëson shumë Camavinga për projektin e tij.
/GazetaBlic Sport


