Sporti

Camavinga pëson lëndim në stërvitjet e kombëtares së Francës

11/15/2023 20:19
nga:Lorik J

Kombëtarja franceze e futbollit ka siguruar tashmë paraqitjen në Europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani, por lajme të këqija vijnë nga stërvitja e tyre. Mesfushori i ri i Realit, Eduardo Camavinga lëndoi gjurin në stërvitje pas një përplasje me Ousmane Dembele.

L’Equipe e Francës shkruan se dëmtimi duket se nuk është aspak i lehtë dhe pasi Camavinga u rrëzua, shokët e shqetësuar të skuadrës u mblodhën rreth tij. Mesfushori francez u shtri në fushë dhe mbajti gjurin. Pas disa minutash nga ndihma mjekësore, ai arriti të ngrihej dhe të dalë nga fusha, por nuk u kthye më.

Lëndimi i Camavinga është një problem shtesë për Realin dhe Carlo Ancelottin, pasi italiani është pa Aurelien Tchouameni (lëndim në këmbë) dhe Dani Ceballos (dëmtim muskulor) dhe Jude Bellingham nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi në shpatull.

/GazetaBlic Sport