Sporti

Camavinga nuk do të largohet nga Real Madridi

01/21/2023 14:09
nga:E K

Eduardo Camavinga nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Së fundmi u raportua se për mesfushorin francez interesim kanë shprehur dy klubet londineze, Arsenali dhe Chelsea.

Por, sipas agjentit të Camavingas, Joshua Barnett, asnjë klub nuk ka shprehur interesim për të.

“Nuk ka asnjë të vërtetë”, tha ai për Fabrizio Romanon.

“Sigurisht që çdo klub në botë do ta dëshironte atë, por ai është shumë i lumtur në Real Madrid dhe Real Madridi është shumë i lumtur me Camavinga”, shtoi Barnett.

Kësisoj, 20-vjeçari nuk besohet se do të largohet këtë muaj, teksa ai vazhdon të jetë i lidhur me “Los Blancos” me një kontratë afatgjate.

Eduardo Camavinga me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.