Mesfushori i kombëtares franceze, Eduardo Camavinga, flet përpara ndeshjes së fazës eliminuese të Kampionatit Evropian të Gjermanisë kundër Belgjikës.
“Fakti që Thibaut Courtois nuk luan për Belgjikën është shumë i mirë për ne. Ai kursen gjithçka, ai është vërtet i mrekullueshëm,” tha Camavinga për shokun e tij të skuadrës në Real Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.
“Më kujtohet kur pashë Francën kundër Belgjikës me familjen time në Kupën e Botës 2018. Më kujtohet goli i Samuel Umtiti dhe performanca e shkëlqyer e Eden Hazard”, shtoi ai.
“Të mos luaj shumë për Francën nuk më bën të lumtur, por e di që koha ime do të vijë”, shprehet i bindur mesfushori.
“Didier Deschamps dhe Carlo Ancelotti duken njësoj. Të dy janë shumë njerëzorë dhe japin shumë liri në fushë”, tha Eduardo Camavinga.
“Nuk më pëlqen të luaj si mbrojtës i majtë, por jam lojtar skuadre. Nëse më duhet të luaj si mbrojtës i majtë, do ta bëj dhe do të jap më të mirën time”, ka zbuluar Camavinga.
/GazetaBlic Sport.