Francesco Camarda është gati të fillojë aventurën e tij në Lecce.
Talenti i ri italian sapo ka mbërritur në Lecce dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore nesër.
Ja çfarë shkruan klubi: “Futbollisti Francesco Camarda, i sapo mbërritur, do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore nesër në Qendrën Biolab në Cutrofiano në Lecce”.
Ai do t’i nënshtrohet testeve përpara transferimit të tij në formë huazimi, i cili përfshin një mundësi blerjeje dhe një klauzolë riblerjeje.
/GazetaBlic Sport


