Khvicha Kvaratskhelia ishte mes më të mirëve në fushë në ndeshjen Napoli-Roma, që në fund u mbyll me barazimin 2-2, megjithatë trajneri Francesco Calzona e zëvendësoi gjeorgjianin në minutën e 86’.
Në konferencën e dhënë për mediet pas këtij takimi, kreu i stolit të Napoli-t u pyet pikërisht për këtë vendim, me Calzona-n që deklaroi se e zëvendësoi sulmuesin në mënyrë që të parandalojë një dëmtim.
“Duhet të parandaloj që djemtë të dëmtohen. Ai kishte shpenzuar shumë energji, ndonjëherë detyrohesh të bësh edhe ndryshime. Ai është një djalë fantastik dhe vendosëm ta bëjmë këtë ndryshim”-deklaroi Francesco Calzona.