Sporti

Calzona largohet nga Napoli, dronat marrin situatën në kontroll te të kaltrit

03/18/2024 11:24
nga:E K

Francesco Calzona u emërua në krye të Napolit pas largimit të Maurizio Sarrit. Por, tekniku 55-vjeçar nuk ka vetëm impenjimin me të kaltrit, por edhe një aventurë me kombëtaren e Sllovakisë të nisur në vitin 2022.

Tashmë, me ndeshjet e kombëtareve në horizont, italiani do të largohet nga Napoli për të drejtuar Sllovakinë në dy ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Norvegjisë të cilat shërbëjnë si përgatitje për Euro 2024. Por, kush do ta drejtojë Napolin në këto ditë gjatë stërvitjeve?

Pas sfidës me Interin, Calzona theksoi se Napolin do t’ia besojë bashkëpunëtorëe të ngushtë, Simone Bonomi dhe Francesco Caçiapuoti. Ndër të tjera, Calzona theksoi se do të ketë mundësinë edhe të ndjekë stërvitjen e lojtarëve të tij nëpërmjet një droni, teksa Napoli do të rikthehet në fushë më datë 30 mars në sfidën kundër Atalantës.