Showtime

Callum Turner flet për planet për familje me Dua Lipën: Do të doja të kem fëmijë

08/21/2026 07:27
nga:L J

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori britanik Callum Turner, kanë vazhduar të jenë në qendër të vëmendjes edhe dy muaj pas martesës, ndërsa së fundmi Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për të krijuar familje.

Çifti thuhet se u martua në muajin qershor, në një ceremoni private në një ndërtesë të administratës lokale në Londër, përpara se të organizonin një festë madhështore tre-ditore në Palermo të Siçilisë. Më pas, ata ndanë me fansat edhe disa momente nga muaji i tyre i zgjatur i mjaltit.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale, dyshja ka vijuar të gjejë një ekuilibër mes karrierës dhe jetës martesore.

Turner së fundmi është shfaqur krah Duas në evente promovuese për filmin e tij më të ri, ndërsa aktualisht është duke xhiruar një tjetër projekt në New Jersey, së bashku me aktoren Margaret Qualley.

Në një intervistë të fundit për Esquire UK, aktori 36-vjeçar ka folur me shumë dashuri për martesën e tij dhe ka kujtuar ceremonitë e dasmës, të cilat i ka cilësuar si “ditën më të bukur të jetës sime”.