Euro2024

Calhanoglu: Për sa kohë jemi bashkë, mund të arrijmë gjithçka

07/07/2024 13:24
nga:E K

Kapiteni i Turqisë, Hakan Calhanoglu, ka mbetur me një shije të hidhur pasi u mposhtën nga Holanda 1-2 në çerekfinalen e Euro 2024.

Turqia kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Samet Aikadon, por një goditje e De Vrij dhe një autogol nga Mert Muldur përmbysën rezultatin në favor të Tulipanëve, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kur e shikojmë turneun në tërësi, skuadrat që kryesojnë 1-0 zakonisht kthehen. Nuk e di pse është kështu, por kështu ishte për ne”, tha kapiteni i Turqisë.

“Pësuam dy gola në harkun e shtatë minutave, gjë që natyrisht na ndikoi pak. Në fund u përpoqëm të provonim dhe patëm një shans me topa të gjatë, por nuk arritëm ta shfrytëzonim”.

“Ndonjëherë në futboll ndodhin këto gjëra. Duhet të nxjerrim një mësim. Jam krenar për të gjithë. Për sa kohë që jemi të bashkuar, për sa kohë jemi bashkë, mund të arrijmë gjithçka. E kemi treguar gjithmonë”, shtoi Calhanoglu.

/GazetaBlic Sport/