Euro2024

Çalhanoglu: Nuk e prisnim këtë rezultat, ndaj Republikës Çeke japim maksimumin!

06/22/2024 22:23
nga:Mergim Rreci

Pas disfatës së rëndë ndaj Portugalisë, mesfushori i Turqisë, Hakan Çalhanoglu u shfaq shumë i zhgënjyer.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, ai deklaroi se nuk e prisnin këtë rezultat, ndërsa shtoi se ndaj Republikës Çeke do të japin maksimumin.

“Ka shumë trishtim. Në pjesën e parë pësuam dy gola dhe nuk e prisnim. Kjo ndodh në futboll. Duhet të shohim përpara duke menduar për mundësinë e ngjitjes në vendin e dytë. Ndeshja kundër Republikës Çeke? Tani ka kohë për t’u rekuperuar, do të duhet të japim maksimumin“-u shpreh Çalhanoglu.