Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur për DAZN pas fitores 4-0 ndaj Cagliarit.
Hakan Calhanoglu shënoi një eurogol në këtë ndeshje, teksa pas përfundimit të sfidës tha se është tejet i lumtur që përfaqëson ekipin e Interit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam krenar për veten time, dua të falënderoj ekipin sepse më ndihmuan shumë të jem kaq i rëndësishëm, ata ndjejnë cilësitë e mia, jap më të mirën për ta dhe për klubin. Faleminderit edhe skuadrës dhe tifozët që janë gjithmonë pas meje. Është nder të jem te Interi”, tha Calhanoglu.
Vlen të theksohet se Interi me këtë fitore ngjitet në vendin e parë.
/GazetaBlic Sport


