Lajme

Çalaj: Korrupsioni i qeverisë Kurti për të cilin kemi folur shumë, po çertifikohet edhe në raportin e DASH-it

05/02/2024 14:47
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së, Rashit Çalaj ka folur për qeverinë duke thënë se ka bërë shumë shkelje e keqpërdorime.

“Shumë herë kemi folur për qeverinë e Kosovës për paaftësinë e saj, për keqpërdorimet por tani edhe për korrupsionin bile korrupsionin serioz, dëshmohet që kjo qeveri është e paditshme dhe që ka bërë shumë Shkelje dhe keqpërdorime e vertetojnë edhe Institucionet kredibile që janë zgjedhur nga ky kuvend nga kuvendi i Kosovës, e kam fjalën për raportet e auditorit,” ka thënë Çalaj.

“E dijmë që zyrtarja kryesore në këtë agjension është zgjedhur nga lëvizja vetëvendosje, dhe këto raporte të auditorit për vitin 2021 prej 15 ministrive e gjenë auditimin e pasqyrave vjetore financiare dhe ka opinion të kualifikuar, ndërsa vetëm 3 ministri kanë raport të pamodifikuar, dhe kur flasim për opinion të kualifikuar është një raport I keq që dëshmon shumë të këqija në ministritë e qeverisë së tenderave njëburimorë të Republikës së Kosovës,” shtoi Çalaj.

Poashtu Çalaj komentoi edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke thënë se tashmë korrupsioni i qeverisë quhet nga DASH korrupsion serioz.

“Sa i përket korrupsionit kemi folur shumë, ato po çertifikohen edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e quan korrupsion serioz, raporti i DASH e ka bazën te qasja që e ka pasur qeveria dhe lëvizja që po e udhëheq këtë vend në raport me aferat korruptive që kemi qenë dëshmitar të gjithë.”