Ricardo Calafiori me paraqitjet e mira në Euro 2024 ka ngjallur interesimin e gjigantëve evropian.
Qendërmbrojtësi italian, Calafiori është bërë ‘target’ i skuadrave londineze, Arsenal dhe Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Bologna-s i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij te ‘Gunners’.
Ky transferim pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 50 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/