Sporti

Calafiori jashtë fushave për disa javë

10/31/2024 16:17
nga:E K

Mbrojtësi italian Riccardo Calafiori pati një shqetësim nga lëndimi që u zbulua se nuk ishte se sa ishte pritur fillimisht, por duket se ai do të mungojë për disa javë, pasi do të humbasë si ndeshjen e Arsenalit në Ligën e Kampioneve kundër Interit ashtu edhe ndeshjet e Azzurrëve të planifikuara gjatë Ligës së Kombeve për Kombëtaret

22-vjeçari u detyrua të largohej nga ndeshja në fitoren 1-0 ndaj Shakhtar Donetsk pasi lëndoi gjurin, por testet mjekësore pasues zbuluan se nuk kishte asnjë problem të rëndësishëm, pasi lojtari u raportua se kishte pësuar “dëmtime të vogla” në ligamentin medial kolateral (MCL).

Kur pritet të rikthehet Calafiori për Arsenalin

Sipas raportimeve nga Football London, Calafiori do të jetë jashtë fushe për disa javë, një skenar që u konfirmua më tej nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në një konferencë për media para ndeshjes së EFL Cup kundër Preston.

“Ai do të qëndrojë jashtë për disa javë, do të thosha,” tha menaxheri.

Nëse kjo kohë rikuperimi konfirmohet, Calafiori do të humbasë me siguri ndeshjen e Gunners në San Siro kundër Interit të mërkurën e ardhshme, kur dy ekipet do të përballen në një ndeshje interesante në Ligën e Kampioneve.

Për më tepër, ish-mbrojtësi i Bolonjës pritet të mos ftohet nga Luciano Spallettit për ndeshjet e Italisë në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës dhe Francës gjatë ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet e Kombëtareve në mes të nëntorit.

Calafiori gjithashtu do të humbasë derbin e Londrës kundër Chelsea më 10 nëntor, ndërsa ai mund të shpresojë të rikthehet për ndeshjet e Arsenalit kundër Sporting Lisbon, West Ham dhe Manchester United, të programuar në fund nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.

Italiani ishte titullar në tre ndeshje radhazi në Premier League para se të humbiste ballafaqimin me Liverpool për shkak të lëndimit, e ku deri atëherë shihej se kishte zënë vendin e titullarit në ekipin e Mikel Artetas.