Davide Calabria është i bindur se “nuk ka skuadra më të mira se Milani në Itali” pas fitores 3-2 kundër Atalanta, pasi ata synojnë qartë Scudetto-n.
Rossonerët kanë 19 pikë pas shtatë raundeve, fillimi i tyre më i mirë që nga edicioni kur kishin fituar titullin në vitin 2003-04, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ka shumë ekipe të forta në Itali, por sipas mendimit tim, nuk ka skuadra më të mira se Milano në Itali,” tha Calabria për DAZN.
“Ne duhet të përqëndrohemi te vetja dhe të vazhdojmë të besojmë se jemi më të mirët. Ka lojëra dhe momente që ndryshojnë gjatë gjithë sezonit, por ne duhet të vazhdojmë të mendojmë pozitivisht derisa jemi këtu. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


