Sporti

Calabria: Milani është gjithçka për mua, e mposhtim Interin në derbi

03/27/2024 20:46
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Milan-it, Davide Calabria ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane, ku ka zbuluar lidhjen e hershme shpirtërore me klubin “kuqezi”.

I pyetur se çfarë është për të Milan-i, mbrojtësi u përgjigj duke thënë se është gjithçka.

“Gjithçka. Ka qenë jeta ime deri më tani. Jam rritur në një familje fanse të AC Milan, e ndiqja në stadium edhe para se të vishja këtë fanellë”-tha fillimisht ai.

Më tej i pyetur për mundësinë e Inter-it për t’u bërë kampion i Italisë në derbin me Milan-in, kapiteni i “Djallit” theksoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Është ende herët për të folur që Inter-i do marrë yllin e dytë në derbi, ka ndeshje para kësaj, por ne duam t’i fitojmë të gjitha, kështu që nuk do të ndodhë”-deklaroi Calabria.