Mbrojtësi i AC Milan, Davide Calabria foli për DAZN për sezonin e kuqezinjve.
Ai tha se gjithmonë ta fitojë Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
“A është legjitime të ëndërrosh? Absolutisht. Nuk e kuptoj pse nuk duhet të mendoj kështu: Fillova të luaj futboll duke ëndërruar për të ngritur Ligën e Kampionëve, tani që ka tre ndeshje përpara do të ishte marrëzi të mos ëndërrosh. Por për faktin e thjeshtë që asnjë lojtar nuk dëshiron të humbasë, apo jo? Unë jam këtu duke stërvitur çdo ditë, luftoj çdo ditë që të mund t’i fitoj këto trofe. Ne jemi Milani , jemi mësuar të fitojmë trofe. A po flasim tashmë për të? Sigurisht që flasim për këtë, tashmë po filloni të shkoni nëpër rrugë me të afërmit dhe miqtë që ju tregojnë gjëra. Është një sfidë e pabesueshme në një kontekst, gjysmëfinalja e Champions League, e cila është edhe më e rëndësishme”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


