Sporti

Caktohet vlera e Lamine Yamal, më e lartë se ajo e Ilkay Gundogan

08/22/2023 17:49
nga:G C

Lamine Yamal është një yll në rritje dhe pritet që në të ardhmen e afërt të bëhet lojtari kryesor i Barcelonës.

Transfermarkt ka vendosur vlerën e parë në treg të 16-vjeçarit – ajo qëndron në 25 milionë euro.

Vetëm për të krahasuar, vlera aktuale e Ilkay Gundogan është 20 milionë euro. Faqja e internetit i kushton shumë vëmendje moshës dhe potencialit të lojtarëve, por gjithsesi, kjo tregon shumë se sa lart e vlerësojnë ata Yamal.

Adoleshenti ka luajtur vetëm 106 minuta për ekipin e parë të Barcelonës deri më tani, duke mos shënuar asnjë gol. Megjithatë, sa herë që ai është në fushë ai mbart një kërcënim të jashtëzakonshëm për kundërshtarin.

Në vetëm dy ndeshje këtë sezon, Lamine Yamal ka gjeneruar 0.3 shanse për gol dhe 0.6 shanse për asistim, duke krijua gjithashtu katër shanse të mëdha për bashkëlojtarët për të shënuar.