Sporti

Caktohet gjyqtari për derbin Juventus – Inter

03/30/2022 16:03
nga:L J

Të dielën mbrëma do të zhvillohet derbi italian mes Juventusit dhe Interit, në kuadër të xhiros së 31-të në Seria A.

Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Allianz”.

Këtë ndeshje gjyqtari kryesor që do ta ndajë drejtësinë është Massimiliano Irrati, kurse Paolo Silvio Mazzoleni do të jetë në VAR.

Marco Di Bello do të gjykojë një tjetër ndeshje të madhe të dielën, Atalanta – Napoli, ndërsa Livio Marinelli do të jetë zyrtari i ndeshjes Milan – Bologna të hënën mbrëma.