Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Zvicrës të shtunën takohen në çerekfinale të Euro 2024.
Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka zbuluar gjyqtarin e kësaj ndeshje tejet interesante që zhvillohet në stadiumin e Dusseldorfit.
Daniele Orsato, që është një nga më të mirët, do ta gjykoj takimin e së shtunës nga ora 18:00.
Orsato do jetë së bashku me tre italianë: Ciro Carbone dhe Alessandro Giallatini si asistent dhe Massimilano Irrati në sistemin VAR.
Kurse gjyqtar i katërt do të jetë gjermani, Daniel Siebert.