Lajme

Caktohet data për seancën e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

05/15/2021 07:18
nga:M K

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se me 19 maj, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Aktakuza i bënë përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.

LEXO EDHE:

https://gazetablic.com/vranesira-dhe-intervale-me-diell-parashikohen-edhe-reshje-shiu-te-intensitetit-te-ulet/