Lajme

Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Thaçi në Hagë

12/05/2025 13:16
nga:Y I

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar. /KlanKosova