Sporti

Caktohen gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë

09/04/2023 17:07
nga:E K

Shqipëria do të ketë dy ndeshje të rëndësishme për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

“Kuqezinjtë” do të përballen me Republikën Çeke me 7 shtator në udhëtim dhe me Poloninë me 10 shtator në Shqipëri, shkruan GazetaBlic Sport.

Për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë është caktuar katërshja e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen.

Anthony Taylor do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Gary Beswick dhe Lee Betts.

Craig Pawson është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

/GazetaBlic Sport.