Lajme

Cakolli: Votat e diasporës mund të ndikojnë në këto 15 komuna, qoftë në përcaktim të balotazhit, qoftë në renditje të partive

10/17/2025 21:17
nga:Y I

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se tashmë ka nisur numërimi i votave të ardhura nga diaspora.

Ai ka shkruar se rreth 30 mijë votat e ardhura, ndonëse në total janë pak, ato mund ta ndryshojnë garën në 15 komuna.

Në një postim në “facebook”, Cakolli ka thënë se matematikisht, votat e diasporëa mund ta caktojnë balotazhin në disa komuna, por edhe mund ta ndërrojnë renditjen e partive politike.

“Sot ka filluar numërimi i 29,638 vota të ardhura nga diaspora. Ndonëse përbëjnë vetëm rreth 1.4% të totalit të përgjithshëm të votave, ato mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore fatin e garës zgjedhore. Duke supozuar që të gjitha votat do të jenë të vlefshme (zakonisht nuk ndodhë kështu), MATEMATIKISHT, ato mund të ndikojnë drejtpërdrejtë rezultatin e 15 komunave të mëposhtme – qoftë në përcaktimin nëse do të ketë balotazh apo jo, qoftë në renditjen përfundimtare të kandidatëve”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë: