Lajme

Cakolli tregon nëse do të ketë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve

11 orë më parë
nga:Sh R

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur mbi çështjen nëse mund të ketë ndryshim të numrit të deputetëve të partive politike.

Cakolli tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ku tha se VV-ja do të mbetet në 48 deputetë, PDK do t’i ketë 24, LDK 20, ndërsa AAK-ja tha se do t’i ketë tetë deputetë.

“Ajo çka mund të ndryshojë në për qindje shumë të vogël, është për qindja e votave që do t’i kenë partitë, pasi në bazë të informacioneve tona, VV-ja ka shumicën dërmuese të këtyre 1 mijë e 600 votave që u rinumëruan për shkak të prerjes së gabuar të fletëvotimeve nga ana e votuesve”, tha Cakolli në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.