Lajme

Cakolli: Sulmet ndaj Gjyaktës Kushtetuese, problem serioz për demokracinë

01/09/2026 21:40
nga:Y I

Eugen Cakolli nga KDI, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë.

Cakolli tha se ‘Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj’.

“Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën. Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare” shkruan Cakolli raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë. Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj.

Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën.

Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare.