Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku e shpall të përmbyllur konstituimin e Kuvendit.
Cakolli në reagimin e tij thotë se ‘Seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve’.
“Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje – as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese.Konstatimet (lexo: “shpikjet”) e fundit të Kryetarit nuk kanë asnjë vlerë juridike. I tërë ky non-sens politik tashmë mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve” shkruan Cakolli raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.
Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje – as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese.
Konstatimet (lexo: “shpikjet”) e fundit të Kryetarit nuk kanë asnjë vlerë juridike. I tërë ky non-sens politik tashmë mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata – qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve.
Ajo që ka rëndësi është të theksohet se sot, edhe një herë tjetër, u vulos fakti se deputetët e kësaj legjislature nuk i meritojnë ato pozita e funksione, e as qytetarët nuk e meritojnë një legjislaturë kaq absurde.


