Në Kuvendin e mbajtur sot partia “Guxo” ka zgjedhur dy kryetarë që pritet ta drejtojnë këtë subjekt politik dhe ata janë Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Pas mbajtjes së Kuvendit ka reaguar hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli.
Cakolli, përmes një shkrimi në Facebook ka sqaruar se legjislacioni zgjedhor nuk e njeh mundësinë e “bashkë-kryesimit” të partive.
“Sado që mund të duket zgjidhje kreative, legjislacioni zgjedhor në Kosovë nuk e njeh mundësinë e “bashkë-kryesimit” të partive. Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013 përcaktojnë qartazi që partitë politike kanë ‘kryetar’, e jo ‘kryetarË'”
“Prandaj, Zyra do të duhej t’i propozonte KQZ-së mosnjohjen e këtij Kuvendi dhe vendimmarrjes së partisë “Guxo” lidhur me këtë çështje, si dhe t’a obligojë atë që t’a harmonizojë statutin e partisë me kornizën ligjore” shkruan Cakolli në reagimin e tij raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
“GUXO” e paska filluar zyrtarisht aktivitetin partiak/politik me shkelje të legjislacionit gjatë zgjedhjes së strukturave udhëheqëse të saj.
Sado që mund të duket zgjidhje kreative, legjislacioni zgjedhor në Kosovë nuk e njeh mundësinë e “bashkë-kryesimit” të partive. Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013 përcaktojnë qartazi që partitë politike kanë ‘kryetar’, e jo ‘kryetarË’.
Rrjedhimisht, statutet e partive duhet t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e vetëm një kryetari. Ndryshe, nuk do të mund të zbatohen obligimet për funksionim të rregullt që ka partia politike, respektivisht kryetari/ja e saj – si instancë kryesore për, minimalisht, nënshkrimin e dokumenteve zyrtare dhe përgjegjësisë ligjore.
Në fund, partia “Guxo” e ka ndryshuar statutin e saj në raport me zgjedhjen e strukturave udhëheqëse para fillimit të procesit zgjedhor, në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike.
Prandaj, Zyra do të duhej t’i propozonte KQZ-së mosnjohjen e këtij Kuvendi dhe vendimmarrjes së partisë “Guxo” lidhur me këtë çështje, si dhe t’a obligojë atë që t’a harmonizojë statutin e partisë me kornizën ligjore.l
LAJMI I FUNDIT: Faton Peci dhe Donika Gërvalla do të udhëheqin partinë ‘Guxo’


