Lajme

Cakolli nga DnV: Problemi më akut është pasaktësia e listës së votuesve – KQZ nuk ka arritur të ketë efektin e duhur

02/09/2025 18:09
nga:N K

Hulumtuesi i organizatës jo-qeveritare “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një proces të qetë, pa ndonjë incident apo parregullsi serioze që mund të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Cakolli në një intervistë dhënë për GazetaBlic, sipas 500 vëzhguesve të angazhuar nga organizata e tij, procesi ka pasur disa probleme të zakonshme, të cilat janë hasur edhe në zgjedhjet e kaluara në vend.

“Ky ka qenë një proces relativisht i qetë, pa njonjë incident ose pa ndonjë parregullsi serioze që mund ta cenonte integritetin e procesit zgjedhor. Me rreth 500 vëzhguees sa kemi në terren kemi arritur të shohim se përgjithësisht kemi të bëjmë me natyrën e problemeve sic kemi pasur në të gjitha proceset zgjedhore në Kosovë, duke filluar nga problemet me listat e votuesve, problemin me votimin me asistencë, fotografimin e votës e çështje të tjera të njëjtës natyrë”, theksoi ai.

Sipas Cakollit, një nga çështjet më shqetësuese është pasaktësia e listës së votuesve, e cila ka prekur mbi 50 % të votimeve në nivel vendi.

Po ashtu, ai thotë se deri në 10% e votuesve kanë pasur vështirësi në gjetjen e emrave të tyre në listat e votuesve, me shumë qytetarë që janë larguar nga vendvotimet pa mundur të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sa i përket problemit më akut e më i shprehur në Kosovë është pasaktësia e listës së votuesve, me ç’rast mbi 5o% e votimeve në nivel vendi kemi deri në 10 raste ku nuk kanë arritur ta gjejnë emrin e tyre në istën e votuesve. Në anën tjetër, deri në 10% e vetvotimeve kemi raportime nga vëzhguesit tanë, që numri i që nuk kanë arritur ta gjejnë emrin e tyre në listë, rrjedhimisht janë larguar nga objekti i votimit shkon deri në 50 sosh, që është një numër jashtëzakonisht i lartë dhe se tregon që fushtat e KQZ-së, ndonëse intensive nuk kanë arritur që ta kenë efektin që është dashur përshkak se edhe një numër i qytetarëve mund të jenë dekurajuar duke ditur që tashmë të njejtit nuk mund të votojnë nëpër vendvotimet e tyre”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Shih intervistën e plotë: