Lajme

Cakolli: Fushata zgjedhore është e përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet, por partitë mund të dakordohen në parim për ta shkurtuar

09/02/2021 12:02
nga:Q R

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot nisi ditën me një thirrje për krerët aktualë të vendit. Ai u ka bërë thirrje që të bëhen bashkë dhe që të vendosin për shkurtim të fushatës në dhjetë ditë, nga tridhjetë sa është momentalisht, përcjell GazetaBlic.

Lidhur me këtë, GazetaBlic, ka kontaktuar me Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili thotë se në bazë të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në cikle të rregullta zgjedhore si ky aktuali që mund ta kemi në tetor, fushata është 30 ditë dhe kjo gjë është e përcaktuar qartazi.

Por, sipas tij, ligji nuk e përcakton llojin e fushatës që mund të bëjnë partitë politike dhe se këto të fundit mund të dakordohen vet që në periudhën e fushatës zgjedhore të mos ndërmarrin aktivitete ku kërkohet prania fizike e qytetarëve.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat e KQZ-së, përcaktojnë që në cikle të rregullta zgjedhore si ky aktuali që mund ta kemi në tetor, fushata është 30 ditë dhe kjo gjë është e përcaktuar qartazi, pra nuk ka asnjë hapësirë për diçka tjetër. Megjithatë ligji nuk e përcakton llojin e fushatës që mundë ta bëjnë partitë politike, pra ky afati 30 ditorë mund të përdorët nga subjektet politike në të gjitha format andaj mundësia që ligjërishtë të merrët ndonjë vendim apo të ndryshohet ligji në këtë aspekt është shumë e vogël dhe gjithçka që mund të bëhet është që subjektet politike të darkordohen vetë që në periudhën e fushatës zgjdhore të mos ndërmarrin aktivitete ku kërkohet prania fizike e qytetarëve”, thotë Cakolli.

Sa i përket kërkesës së Abdixhikut, Cakolli vlerëson se duhet të materialozohet me një dokument, në mënyrë që, sipas tij, të dihët cilat janë mekanizmat e kontrollit.

“Kërkesa shikuar në plan të parë, duket që ka një qëllim të mirë, mirëpo një kërkesë të tillë duhet të materializohet me një dokument qoftë rezolut apo pakt siç e quajti Abdixhiku, në mënyrë që të dihet cilat janë mekanizmat e kontrollit përshkak se situata mund të keqpërdorët nga subjektet politike”, thotë ai.

Abdixhiku thirrje krerëve politikë të vendit: Të shkurtohet fushata zgjedhore në vetëm dhjetë ditë!