Eugen Cakolli ka kërkuar nga KQZ-ja të qartësojë nëse votuesit me dokumente të skaduara do të lejohen të votojnë, duke theksuar se udhëzimet aktuale në proceset zgjedhore janë të dyfishta dhe shpesh kontradiktore, raporton GazetaBlic.
“KQZ-ja është mirë të tregojë (qartazi) se a do të lejohen të votojnë ata votues që dokumente me afat të skaduar.Sepse, në secilin proces zgjedhor ka instruksione të dyfishta – diku duke lejuar, e diku duke pamundësuar votimin me këso dokumente”, shkruan Cakolli.


