Lajme

Cakolli: Ka pasur vonesa të qëllimshme të procesit të numërimit të votave, KQZ duhet të sqarohet

03/03/2025 21:26
nga:Genita C

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se KQZ duhet të sqarohet, pasi sipas tij ka pasur vonesa të qëllimshme në procesin e numërimit të votave.

Cakolli përmendi rastet kur për shkak të përplasjeve verbale që kanë pasur vëzhguesit e partive të ndryshme është ndërprerë puna nga 10 deri në 15 minuta.

“Ajo që bie në sy është një përzierje e panevojshëm dhe përzierje e punës. Në disa raste jo vetëm që kanë bërë presion tek komisionerët por edhe me vet praninë e tyre dhe përplasjet verbale që kanë pasur me vëzhguesit e partive të tjera e kanë vonuar procesin duke e bërë që numëruesit ta ndërprejnë punë e tyre. Ka pasur raste kur në një fletëvotim të vetëm janë humbur 10/15 minuta”, tha Cakolli.

Ai ndër të tjerash tha se pret që të mërkurën të përmbyllet pjesën e numërimit jashtë vendit, për t’i hapur rrugën votave të numërimit me kusht dhe atyre me nevoja të veçantë./klankosova/