Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka komentuar ndarjen e 100€ për fëmijët dhe pensionistët, duke e quajtur këtë një formë të sofistikuar të blerjes së votave, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se dikur votat bliheshin me mbushje telefoni ose shuma të vogla parash, ndërsa tani partitë po ofrojnë 100€ për çdo fëmijë dhe pensionist, vetëm 7 javë para zgjedhjeve.
Cakolli ngriti pyetjen se a është rritur çmimi i votës për shkak të inflacionit, apo thjesht partitë kanë ndryshuar taktikat për të siguruar mbështetje.