Lajme

Cakolli ftesë partive opozitare: Dilni në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës

01/20/2022 19:16
nga:Gazeta Blic

Eugen Cakolli nga KDI, e ka mbështetur protestën e 29 janarit, të organizuar nga Partia Socialdemokrate, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.

Madje, Cakolli, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bëhen pjesë e kësaj proteste, për shkak që siç thotë ai: kur opozita jashtë parlamentare është më e aktive, reaguese dhe e angazhuar në kundërshtim të politikave të ekzekutivit sesa opozita parlamentare, kjo i shkon më shumti për shtati vet Qeverisë.

Shkrimi i plotë nga Cakolli:

Kur opozita është më pasive, e heshtur dhe paorganizuar në reagim kundër ekzekutivit sesa opozita jashtë-parlamentare, kjo i shkon më shumti për shtati Qeverisë. Sidoqoftë, mirë që të paktën e kemi një opozitë kreative që reagon, ndonëse jashtë parlamentit.
Prandaj edhe protesta e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës, përveç se e mirëpritur, duhet të jetë këmbanë edhe për partitë parlamentare opozitare, të cilat duhet t’a kuptojnë se me qasjen e deritanishme nuk kanë gjasë as t’a sfidojnë seriozisht ekzekutivin, se lëre më shumë.