Lajme

Cakolli: Deri në orën 08:00, 3% e vendvotimeve nuk janë hapur me kohë

12/28/2025 09:24
nga:Y I

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka bërë të ditur se, sipas raportimeve të para nga terreni, deri në orën 08:00 rreth 3% e vendvotimeve në vend nuk janë hapur me kohë.

Siç tha ai, vonesat më të theksuara janë evidentuar në rajonin e Pejës.

Cakolli tha se shkaku kryesor i këtyre vonesave lidhet me mungesën e komisionerëve në disa qendra të votimit.