Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se deklaratat e Borrellit janë kontradiktore dhe jo neutrale në raport me dialogun Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Blic.
Cakolli ka thënë se deri dje u kërkua që të avancohet drejt normalizimit të marrëdhënieve, e të mos merren me kriza, sikur kjo për targat, ndërsa sot Kosova po kritikohet që nuk u arrit marrëveshje për targa.
Postimi i tij i plotë:
Deklaratat e Borrellit dhe BE-së janë tejet kontradiktore dhe jo-neutrale në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
Deri dje, u kërkua që palët të avancojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, e të mos merren me kriza, sikur kjo për targat.
E sot, palët (veçanërisht Kosova) po kritikohen pse nuk arritën marrëveshje ekskluzivisht për targat, në vend se të diskutohet për një marrëveshje për normalizim të plotë.
Madje, jashtë çdo norme, parimi e praktike evropiane, kërkohet nga Kosova që sundimi i ligjit të mos jetë pretekst për tensione dhe eskalim. Prej kur sundimi i ligjit qenka i negociueshëm për shkak të tensioneve?
WTF?!


