Sporti

Cake para duelit me Steauan: Ekip i madh, por ne nuk frikësohemi, veç motivohemi më shumë

07/21/2025 15:52
nga:Lorik J

Shkëndija nesër luan ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League ndaj FCSB të Bukureshtit me fillim nga ora 20:00.

Mbrojtësi i Shkëndijës, Klisman Cake thotë se e arritën synimin në duelin e parë, duke eliminuar TNS nga Uellsi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Atmosfera në grup është shumë e mirë, kemi ardhë pas një kualifikimi që e kishim vërtetë synim dhe e arritëm”, tha Cake në konferencë për shtyp.

Cake është i vetëdijshëm se skuadra e tij do ketë punë të vështirë ndaj FCSB, por thotë se kjo i motivon më shumë.

“Me Steauan do hyjmë në fushë për kualifikim, pavarësisht se janë ekip me histori, por ne nuk na frikëson kjo gjë, veç na motivon më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport