Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së dytë të edicionit të ri të Superligës.
Pritet të jetë kjo një javë e zjarrtë, pasi derbi do të ketë gjithsesi, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja kryesore do të luhet në kryeqytet, me kampionen në fuqi që do të jetë nikoqire e Ballkanit. Të dyja skuadrat në javën e parë barazuan, andaj tani do të tentojnë t’i arrijnë pikët e para maksimale në sezonin e ri. Për këtë sfidë, gjyqtar kryesor është caktuar Dardan Çaka.
Në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e Llapit, teksa takimin do ta drejtojë gjyqtari nga Peja, Vigan Ibërdemaj.
Më poshtë të gjithë zyrtarët e ndeshjeve të fundjavës.

/GazetaBlic/


