Legjenda e Brazilit, Cafu, ka shprehur besimin e tij se Neymar është “teknikisht më i mirë” se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Fituesi i Kupës së Botës ka diskutuar gjithashtu një fushë që ai mendon se superylli i Paris Saint-Germain mund të përmirësojë ende.
Neymar ka shijuar një karrierë të shkëlqyer që kur shpërtheu në skenë në Santos në vitin 2009, duke u vendosur në mesin e elitës evropiane te Barcelona përpara se të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori duke iu bashkuar Paris Saint-Germain.
Është sugjeruar se qëndrimi i 28-vjeçarit e ka penguar atë të arrijë lartësi edhe më të mëdha, por Cafu e ka ende një vlerësim më të lartë se Messi dhe Ronaldo për sa i përket aftësive individuale.
Ish-kapiteni i Brazilit e krahasoi Neymarin me shokun e tij të skuadrës në PSG dhe sulmuesin e Manchester United gjatë një interviste me ‘Marca’, ndërsa këmbënguli se bashkatdhetari i tij duhet të përmirësohet vetëm në një fushë.
“Neymar është teknikisht më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo, por ai duhet të marrë përgjegjësinë e një lideri”, tha Cafu.
“Dikush duhet t’i përkushtohet 100 për qind futbollit, unë nuk jam më i mirë se Neymar, por jam më i mirë se mbrojtësit e tjerë të djathtë sepse i jam përkushtuar kësaj.
Ai [Neymar] duhet të bëhet kapiten”.
Neymar ka fituar 24 trofe gjatë karrierës së tij 12-vjeçare në klub, duke përfshirë tetë tituj të ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Playmakeri brazilian ka shënuar 265 gola në 447 ndeshje deri më sot, me 90 prej tyre në fanellën e PSG-së.
Cafu gjithashtu ka vlerësuar kthimin e afërt të Dani Alves në Barca, me 38-vjeçarin që do t’i bashkohet klubit në janar pas pesë vitesh larg.
Ish-mbrojtësi i djathtë pranon se Alves është një lojtar më i formuar sesa ishte dhe ende ndjen se ka shumë për t’u ofruar Blaugranëve.
“Dani Alves është më i mirë se unë dhe do t’i japë Barcelonës shumë me përvojën e tij”, tha Cafu për EFE. “Pavarësisht moshës së tij, ai është në gjendje të përsosur fizike. Ai do të jetë një nënshkrim i madh për Barcelonën”, ka përfunduar legjenda braziliane.


