Kupa e Botës 2022

Cafu: Në finale do të mbështes Messin, mungesa e vëmendjes e nxori Brazilin nga Kupa e Botës

12/15/2022 23:14
nga:E K

Legjenda e mbrojtjes braziliane, Cafu ka deklaruar se në finalen e 18 dhjetorit do të mbështesë Argjentinën, duke habitur kështu gjithë tifozat e “Seleçaos”.

Në deklaratën e tij, ish-mbrojtësi i Milanit tha se do të mbështesë haptazi, liderin e Argjentinës, Lionel Messin.

“Unë do të mbështes Messin dhe automatikisht Argjentinën. Messi luajti një Botëror të madh. Argjentina humbi ndeshjen e parë dhe të gjithë filluan ta kritikojnë atë, pastaj, papritur ai mori drejtimin ekipit. Më pëlqejnë lojtarët e mëdhenj, ata që bëjnë diferencën dhe ai është njëri prej tyre”,- u shpreh legjenda braziliane.

Ndërkaq, Cafu foli dhe për eleminim e Brazilit, ku e cilësoi si turp mungesën e vëmendjes nga lojtarët e “Seleçaos”.

“Katër minutat e fundit ishin e vetmja gjë negative. Mungesa e vëmendjes e nxori Brazilin nga Kupa e Botës dhe është turp, sepse kishim lojtarë shumë të mirë, të rinj dhe me përvojë”,- u shpreh fituesi i Kupës së Botës. /abcnews.al/