Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Romës, Cafu, beson se Rossonerët janë favoritët për ta fituar Scudetton këtë sezon.
Skuadra e Stefano Piolit do të përballet me Napolin këtë mbrëmje në një ndeshje që mund të jetë vendimtare në garën për titullin e ligës këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ata u eliminuan nga Champions League, por në Serie A mund të fitojnë Scudetton. Mos mendoni se do të jetë e lehtë për Milanin. Përkundrazi… pres një ndeshje të vështirë”. tha fillimisht Cafu.
“Milani është favorit. Kam luajtur me Inzaghin në derbin e Romës si futbollist, ai është bërë një trajner i fortë, inteligjent që studion shumë kundërshtarët e tij, por prap mendoj se Milani do ta fitojë titullin sivjet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


