Lajme

“Çadra e Gadafit”, Mullhaxha-Kollçaku i del në mbrojtje Kusari-Lilës

02/16/2023 15:26
nga:G B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, i ka dal në mbrojtje Mimoza Kusarit e cila u quajt “Çadër e Gadafit” për plotë gjashtë herë nga Haki Abazi.

Ndaj kësaj ka ardhur reagimi i Kollçakut, e cila ka shkruar se gjuha fyese dhe seksiste ndaj grave gjithnjë është e papranueshme dhe ka shtuar që të ndalohet fushata denigruese ndaj grave në politikë.

Postimi i plotë i Fatmire Mulhaxha Kollçakut:

“Gjuha fyese dhe seksiste e përdorur ndaj grave gjithnjë është e paranueshme.

Gratë në politikë, pa dallim, janë të gatshme për përballje në një betejë të barabartë politike.

#Stop fushatës denigruese, kaq prezente këto ditë ndaj grave në politikë”.