Sporti

A po paralajmëron transferim ‘bombastik’ drejtori i ri sportiv i Ballkanit?

08/23/2023 20:20
nga:Mergim Rreci

Drejtori i ri sportiv i skuadrës së Ballkanit, Omer Bunjaku ka postuar një paralajmërim në rrjetet sociale.

Bunjaku u emërua edhe zyrtarisht dje në këtë post, kurse para pak minutave ka postuar një status në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan GazetaBlic Sport.

Tre simbole të bombave i ka vendosur në statusin e tij, gjë të cilat në botën e futbollit zakonisht përdoren për të paralajmëruar transferime ‘bombastike’.

Do të mbetet të shihet nëse do të ketë diçka të madhe në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/