Lajme

“Ça po merresh me Thaçin”, “Qeveria i ka fajet”- Qytetarët përplasen mes vete në protestë!

7 ditë më parë
nga:Y I

Një protestë është zhvilluar sot në sheshin ‘‘Skënderbe’’, përballë objektit të Qeverisë, ku është kundërshtuar shtrenjtimi i rrymë.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, të cilët mbartnin pankarta si: ‘‘Asnjë cent më shumë’’.

Por, gjatë protestës edhe vetë pjesëmarrësit kanë pasur telashe mes vete.

Në pamjet e ndara shihet se si disa qytetarë që kishin dalë në protestë ishin ‘’përplasur’’ mes vete.

“Qeveria i ka fajet’’ dhe ‘’ Ça po merresh Thaçin’’, dëgjohen ata të thonë, edhe pse nuk është qartë arsyeja se pse situata erdhi deri aty.