Pas ndeshjes Itali – Spanjë, sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve.
Belgjika dhe Franca do të përballen në gjysmëfinalen e dytë, atje ku kërkohet finalja e madhe ndaj Spanjës, shkruan GazetaBlic Sport.
Belgjika kryeson bilancin e përgjithshëm të 74 përballjeve ndërmjet dy vendeve, 30 me 25 me fitore, ndërsa 19 takime kanë përfunduar në barazim.
Ndeshja Belgjikë – Francë do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin e Juventusit dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Daniel Siebert.
/GazetaBlic Sport/


